Ambasadori amerikan në Serbi kërkon që të zbatohet marrëveshja e Uashingtonit

11 shtator 2020 | 14:21

 

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë të premten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) inkurajojnë nënshkruesit e marrëveshjes në Uashington për ta zbatuar këtë marrëveshje.

Godfrey këtë deklaratë e ka thënë pasi ka ka dhuruar gjak në Kryqin e Kuq në Serbi, si pjesë e aksionit të organizuar me rastin e përkujtimit ë 19-vjetorit të sulmit terrorist në ShBA.

Ai ka thënë se Korporata Ndërkombëtare Amerikane e Financave për Zhvillim (DFC) së shpejti do të shkojë në Serbi, e cila sipas tij, do të ndihmojë Amerikën t’i përmbush premtimet e saj, raporton “Tanjug”.

Marrëveshja në Uashington është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit të…