Ambasadori amerikan në Serbi: Politika e ShBA-së ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar
17 tetor 2018
| 10:46
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar sot se është i vetëdijshëm se Kosova është çështje e ndjeshme, porse politika e ShBA-së nuk është risi.
“Fokusi duhet të mbetet në kërkimin e zgjidhjes gjithëpërfshirëse dhe dy palë e kanë përkrahjen tonë të plotë, por politika e SHBA-së lidhur me Kosovën nuk është risi”, ka shkruar Scott në llogarinë e vet në “Twitter”.
Këtë deklaratë ambasadori amerikan e ka bërë pas reagimeve të zyrtarëve serbë ndaj deklaratës të tij se Kosova është sovran dhe jo i ashtuquajturi shtet siç e quajnë mediet dhe funksionarë të Serbisë.