Ambasadori amerikan në Serbi: Tani duhet përqendruar tek një zgjidhje e qëndrueshme

02 tetor 2021 | 20:30

Pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel nga pala e Kosovës dhe Serbisë për target ka reaguar edhe  ambasadori i SHBA-së në Begorad, Anthony Godfrey, i cili është shprehur i kënaqur me zbatimin e kësaj marrëveshje.

Ai nëpërmjey një shkrimi në llogarin e tij ‘Twitter’ ka thënë se tash është koha për t’u fokusuar që të gjendet zgjidhja afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“I kënaqur që shoh zbatimin besnik të marrëveshjes së arritur në Bruksel. Liria e lëvizjes dhe tregtia është fondamenti i integrimit ekonomik dhe mirëqenies në rajon. Tani ne duhet të fokusohemi tek një zgjidhje e qëndrueshme”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri,…