Ambasadori amerikan pas bisedës me Gucatin: Do të merremi më shumë me veteranët e UÇK-së
13 korrik 2020
| 17:00
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka zhvilluar një takim virtual me kreun e OVLUÇK-së, Hysni Gucati.
Kosnetti ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se me Gucatin kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e veteranëve.
Ambasadori amerikan ka thënë se mezi presin angazhim të mëtutjeshëm me veteranët e luftës.
Good discussion today with Mr. Gucati on veterans issues. The Embassy looks forward to further engagement with KLA veterans. pic.twitter.com/tEhd3uDB5M
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 13, 2020