Ambasadori amerikan pas bisedës së Kurtit me Chollet: Mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm
10 shkurt 2023
| 23:06
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA do të mbështetë plotësisht hapat e ardhshëm të propozim evropian për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier në një postim në “Twitter”, mbi postimin e Derek Chollet, i cili tregoi se sot ka folur me kryeministrin Albin Kurti, tha se ky progres është i rëndësishëm për Kosovën.
“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, shkroi Hovenier në “Twitter”.