Ambasadori amerikan pas takimit me Kurtin: Ia përsërita sërish kërkesën për themelimin e Asociacionit

18 maj 2023 | 15:11

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar të enjten me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit, ambasadori Hovenier ka bërë me dije se Kurtit  ia  ka përsëritur kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pata një takim me kryeministrin Kurti siç e kemi rregullisht. Patëm një takim të gjatë duke diskutuar për një sërë çështjesh. Sot kaluam kohë duke diskutuar për procesin e dialogut dhe diskutuam për kryetarët e rinj të zgjedhur në veri si dhe po ashtu kemi diskutuar edhe për sfidat ekonomike”.

“Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara të mbështesin Kosovën në shumë çështje si ato ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe padyshim të ndihmojmë Kosovën që të marrë vendin e saj në rrugën evropiane. Ia rikujtova atij një mesazh që e kemi dhënë tash e disa herë që duhet të ecet përpara me formimit e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes”, ka thënë Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të luhet…