Ambasadori amerikan: Për momentin nuk ka kushte që zgjedhjet të mbahen në veri
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit.
Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje”, ka shkruar në “Twitter” Hovenier.
Ai ka theksuar se: “Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese, si dhe rrezikimin e jetëve, nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, ka shkruar Hovenier.
The United States condemns those who employed violence during yesterday’s incidents in northern Kosovo. Resorting to violence and intimidation, including use of an explosive device, and endangering lives is never an appropriate method of protest, under any circumstances. 1/2
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 7, 2022