Ambasadori amerikan: Problemi i targave të shtyhet të paktën për një vit
23 nëntor 2022
| 13:38
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se problemi i targave të automjeteve në Kosovë duhet të shtyhet për të paktën një vit, për të zgjidhur çështje më të rëndësishme.
Rajoni ka nevojë t’i qetësojë frikërat, ka thënë Hilli gjatë një vizite në Institutin për Gjenetikën Molekulare dhe Inxhinierinë Gjenetike në Serbi.
“Është e nevojshme që problemet të zgjidhen për afat të gjatë, në mënyrë që serbët në Kosovë ta dinë se si do të jetë jeta e tyre. Kosova gjithashtu duhet të ketë perspektivën e një pozicioni ndërkombëtar, ka thënë ambasadori Hill.