
Ambasadori amerikan pyet: Deri kur do të zgjasë rasti ‘Pronto’?
31 maj 2019
| 17:51
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar rreth rastit “Pronto”.
Përmes profilit të tij zyrtar në “Twitter”, Kosnet ka shkruar se sa më i rëndësishëm rasti gjyqësor, po shihet se procedurat ligjore po zgjasin më shumë.
“Kur do të shohim ne progres në rastin ‘Pronto’ “, ka shkruar ambasadori.
Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatëve për hedhje të aktakuzës në rastin e njohur si “Pronto”.