Ambasadori amerikan: Qytetarët e Kosovës qëndrojnë me Ukrainën

01 shkurt 2022 | 11:01

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,  Jeff Hovenier, ka thënë se kosovarët qëndrojnë me Ukrainën kundër kërcënimeve që Rusia ia bën shtetit të Evropës lindore.

Hovenier ka publikuar një shkrim në uebfaqen zyrtare të ambasadës së ShBA-së në Prishtinë mbi provokimet e Rusisë në Ukrainë.

“Kosovarët qëndrojnë me Ukrainën. Kërcënimi i Rusisë ndaj Ukrainës është kërcënim ndaj vlerave demokratike çdokund. Kjo është për parimet themelore, jo të negociueshme, duke përfshirë të drejtën e qenësishme të qytetarëve për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre”, ka shkruar Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat pranë Federatës Shqiptare të Futbollit publikuan lajmin se ditën…