Ambasadori amerikan: ShBA-ja e ka obligim ta ndihmojë Kosovën

25 maj 2023 | 11:31

Kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë hapur Konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW – të organizuar me mbështetje të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo).

Ambasador Hovenier ka theksuar se shteti i tij e ka për obligim që ta mbështesë Kosovën.

“Jam shumë i lumtur dhe iu përgëzojë për nisjen e ankandit të parë. Jam i lumtur sepse po punojmë për të ardhmen e energjisë. Ky është një hap për të përmbushur kërkesat e BE-së për energji të ripërtrishme. Kriza energjetike na tregoji sa është i rëndësishëm furnizimi me rregull. Më vjen shumë mirë që edhe sektori privat është përfshirë në këtë, ngase ata janë jetik në energjinë e ripërtrishme. Andaj i përgëzoj prijësit për proces transparentë dhe për bashkëpunimin me sektorin privat. Për fat të mirë Kosova ka potencial për energji të ripërtrishme. Na vjen mirë që kemi mundësinë që t’ju mbështesim dhe këtë e kemi obligim, falënderoj edhe stafin e mrekullueshëm të USAID-it”, ka deklaruar Hovenier.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka…