Ambasadori amerikan: Stërvitjet ‘Defender Europe 2023’ kanë marrë fund për Kosovën
30 maj 2023
| 16:25
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë në një takim me disa gazetarë në Prishtinë, se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra të premten.
Ai ka thënë se stërvitje në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23” nuk do të ketë për Kosovën.
“Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, ka thënë ai, raporton “REL”.
Hovenieri: Qeveria nuk i koordinoi veprimet e së premtes me ShBA-në