Ambasadori amerikan takohet me ministren Rizvanolli, diskutojnë për çështjen e energjisë elektrike
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka takuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me të cilën ka diskutuar mbi situatën energjetike në vend si dhe ndihmën e ShBA-ve për Kosovën në aspektin e ndërtimit të një ekonomie të qëndrueshme.
Hovenier ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se në takimin me Rizvanollin është zotuar për ndihmën ndaj Kosovës për të siguruar stabilitet me energji elektrike.
“Me ministren kosovare të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u zotova për ta asistuar Kosovën në ndërtimin e ekonomisë së qëndrueshme që tërheq investime të huaja, që e mban rininë e talentuar dhe që garanton siguri afatgjate të energjisë përmes furnizimit të besueshëm, të diversifikuar dhe të ndërlidhur në rrafshin rajonal”, ka shkruar Hovenier.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme ZRrE-ja ka marrë vendim për rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike.
With Kosovo Economy Minister @Artane_R, committed to assist Kosovo in building a sustainable economy that attracts foreign investment, retains talented youth, and ensures long-term energy security through a reliable, diversified & regional interconnected energy supply. pic.twitter.com/MN72Id6bye
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 9, 2022