Ambasadori amerikan takoi kryeparlamentaren Osmani
25 mars 2020
| 10:49
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kossnet, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pak kohë para se të nisë seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Ende nuk është njoftuar se çfarë kanë biseduar ambasadori Kossnet dhe kryeparlamentarja Osmani. Ajo që dihet tashmë është se në orën 11:00 pritet që Kuvendi i Kosovës ta mbajë seancën për ta shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, mocion i propozuar nga grupi parlamentar i LDK-së.