Ambasadori amerikan takon Mustafën, inkurajon gjithëpërfshirje në procesin e dialogut

31 dhjetor 2018 | 18:07

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim u bisedua për zhvillimet politike në vend.

Mustafa e ka falënderuar ambasadorin e ShBA-së për gjithë mbështetjen që ShBA i ka dhënë Kosovës në etapa të rëndësishme të shtetndërtimit.

Kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për vlerësimet e LDK-së për dialogun me Serbinë. 

Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, shefi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me mbështetjen dhe ndihmat për skuadrat e Ligës së Dytë…