Ambasadori amerikan: Tani është koha që qeveria e re të formohet
27 nëntor 2019
| 22:37
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se tani pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit është koha për t’u krijuar sa më shpejt qeveria.
“Së bashku me popullin e Kosovës, ne jemi të kënaqur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve që u mbajtën me 6 tetor. Tani është koha që qeveria e re të formohet dhe të fillojë me plotësimin e premtimeve që u bënë gjatë fushatës elektorale”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”.
Të mërkurën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor.