Ambasadori amerikan thotë se dezinformimi në Kosovë është në rritje

11 maj 2023 | 12:21

Konferenca për Integritetin e Informacionit –  “Disicion” e organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) dhe mbështetur nga USAID-i në Kosovë, ka mbledhur ekspertë të ndryshëm të fushës së teknologjisë, sigurisë kibernetike, mediave si dhe përfaqësues të qeverisë për të diskutuar rreth sigurisë kibernetike, qasjes gjithëpërfshirëse dhe dezinformimit si kërcënim.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili ka marrë pjesë në hapjen e kësaj konference, ka thënë se në Kosovë dita-ditës po rritet dezinformimi.

Sipas tij, shteti që përfaqëson është i interesuar që të rritet siguria kibernetike dhe ajo informacionit.

“Dezinformimi në Kosovë është i vazhdueshëm dhe gjithnjë po rritet. Prandaj prioritet kryesore është rritja e sigurisë kibernetike dhe informacionit, kjo përfshin edhe ndalimin e dezinformatave”, ka thënë ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e Big Brother VIP Albania shpalli fitues këngëtarin nga…