Ambasadori amerikan tregon se për çfarë bisedoi me Kurtin

16 shkurt 2021 | 11:41

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kosnetti ka thënë se ka uruar Kurtin për fitoren dhe ka kërkuar që të formohet qeveria dhe Kuvendi për të adresuar sfidat urgjente.

“I gëzuar që u takova me Albin Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në të vazhdim. Nxisim palët të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe Kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente”, ka shkruar Kosnetti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhimi industrial në Bashkimin Evropian (BE) u ul me 8…