Ambasadori amerikan uron Kosovën për 11-vjetorin e Kushtetutës
09 prill 2019
| 11:14
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Philip Kosnett, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 11-vjetorit të Kushtetutës së vendit tonë.
Kosnetti në urinimin e tij të cilin e ka postuar në llogarinë e vet në “Twitter” i është referuar edhe preambulës së Kushtetutës së Kosovës.
“Më 2008 Kosova ka miratuar Kushtetutën e saj, në të cilën thuhet se njerëzit janë ‘të vendosur të ndërtojnë të ardhmen e Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të saj’. Sot ne urojmë të gjithë ata që punojnë për të kthyer këto fjalë në realitet”, ka shkruar Kosnetti.
/Epoka e re/