Ambasadori amerikan uron kryetaren e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen në mandatin e dytë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) të Republikës së Kosovës, ka përgëzuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Greca Caka – Nimani për zgjedhjen në mandatin e dytë në këtë pozitë.
Ai ka thënë se institucionet e pavarura gjyqësore janë gurthemel i demokracive të qëndrueshme.
“Përgëzime për Gresa Caka – Nimani në rizgjedhjen për mandatin e dytë si kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Institucionet e pavarura gjyqësore janë një gurthemeli i çdo demokracie të qëndrueshme. Ne jemi të përkushtuar në ndihmën e institucioneve kosovare për të promovuar forcën dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar Hovenieri në platformën në “X”.
Congratulations to Gresa Caka – Nimani on her re-election for a second term as Constitutional Court President. Independent judicial institutions are a cornerstone of every resilient democracy. We remain committed to assisting Kosovan institutions promote & strengthen the rule of…
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 6, 2024