
Ambasadori amerikan vendos lule te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s
24 mars 2024
| 10:57
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25-vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s.
“Ne kujtojmë dhe nderojmë anëtarët e guximshëm të shërbimit që bënë sakrificën përfundimtare, duke përfshirë shefin e urdhrit të ushtrisë amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert”, ka thënë ambasadori Hovenier.