Ambasadori amerikan vizitoi Policinë e Kosovës

07 shkurt 2019 | 14:14

Ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, i shoqëruar edhe nga zyrtarë të ICITAP-it amerikan, ka vizituar Policinë e Kosovës, ku është pritur nga drejtori Rashit Qalaj.

Drejtori Qalaj iu adresua me një falënderim të veçantë ambasadorit amerikan Kosnett për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që SHBA-ja ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë ndaj Policisë së Kosovës, njëkohësisht njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore karshi qytetarëve pa dallime, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Temë diskutimi e këtij takimi ishin siguria e përgjithshme në Kosovë, lufta kundër të gjitha llojeve të krimit, ngritja dhe forcimi i integritetit dhe kapaciteteve policore, vazhdimi i bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, si dhe synimi drejt anëtarësimit të PK-së në organizata ndërkombëtare.

Ambasadori Kosnett vlerësoi përpjekjet dhe kontributet e PK-së për sigurinë e të gjithë qytetarëve, dhe ishte i inkurajuar nga politikat e Policisë së Kosovës që kanë të bëjnë me përfshirjen dhe trajtimin e barabartë të të gjitha etniciteteve.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim…