
Ambasadori amerikan viziton “Elkos”-in, Ramiz Kelmendi: Kënaqësi dhe nder i veçantë për mua dhe kompaninë time
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka vizituar kompaninë “Elkos” dhe Qendrën Distributive dhe Fabrikën e biskotave “Egi” në Zahaq. Ambasadori Hovenier është pritur nga pronari i Elkos-it, Ramiz Kelmendi dhe stafi i tij.
Kështë është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga “Elkos Group”.
“Kënaqësi dhe nderë i veçant për mua dhe kompaninë time, që të prisnim sot në takim, Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z. Jeff Hovenier.”, ka shkruar Kelmendi në falënderimin e tij për vizitën e ambasadorit Hovenier në kompanitë e tija.
Njoftimi i plotë:
Kënaqësi dhe nderë i veçant për mua dhe kompaninë time, që të prisnim sot në takim, Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z. Jeff Hovenier.
Me ambasadorin vizituam grupin tonë ‘ELKOS’ dhe ‘EGI’, Qendrën Distributive dhe Fabrikën e biskotave në Zahaq.
Me këtë rast, Ambasadorin e shtetit mik amerikan e falënderova për kontributin e madh të SHBA-ve për lirinë e vendit tonë dhe demokracinë e arritur. E informova për sfidat e investitorëve/pronarëve të moshës së re të fabrikës dhe legjislacionin që po sanksionon me doganë në repromateriale dhe akcizë në gaz.
Tutje bashkëbiseduam edhe mbi konkluzat e takimit të përbashkët që bashkë me ambasadorin e kishim dje, në Kryeministri me Kryeministrin Kurti, me fokus çështjet ekonomike.
Më bëjnë të lumtur përshtypjet e Ambasadorit me të arriturat e kompanive tona!
Me respekt;
Ramiz Kelmendi