Ambasadori amerikan viziton Mitrovicën e Veriut
17 maj 2022
| 15:56
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka vizituar veriun e Mitrovicës dhe është takuar me deputetin e Listës Serbe, Igor Simic dhe ministrin për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq.
Sipas “Tanjug”-ut, ambasadori Hoveniher së bashku me dy zyrtarët serbë ka parakaluar në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.
Goran Rakiq ka deklaruar se ambasadori Hovenier ka biseduar edhe me kryetarët e komunave veriore të Kosovës.