Ambasadori amerikan viziton Shtërpcën, takohet me Dalibor Jevtiqin
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier, ka vizituar Komunën e Shtërpcës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Dalibor Jevtiq.
Ambasadori Hovenier ka thënë se ishte i nderuar ta takojë kryetarin Jevtiq dhe të shoh punën e ndërmarrësisë në Sharr.
“Vizitë e mrekullueshme në Shtërpcë sot, një komunitet që reflekton diversitetin multietnik të Kosovës. I nderuar ta takojë kryetarin Jevtiq dhe t’i dëgjoj shqetësimet e tij si dhe ta shoh punën e ndërmarrësisë kosovare në rajonin e Sharrit”, ka thënë në llogarinë e vet në “Twitter”.
Great visit to beautiful Štrpce/Shtërpce today, a community that reflects Kosovo’s multi-ethnic diversity. Honored to meet with Mayor Jevtic and hear his concerns as well as to see Kosovan entrepreneurship in action at Sharr Berry. pic.twitter.com/Rq0KJoeo93
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 9, 2022