Ambasadori amerikan vlerëson kontributin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.
Hovenieri ka thënë se është nder për të që ta falënderojë atë për shërbimin e kryer në Kosovë.
Ambasadori Hovenier është shprehur se ShBA-ja është e përkushtuar për rolin e rëndësishëm që NATO luan në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.
Komandanti i KFOR-it përfundon shërbimin e tij në krye të trupave të NATO-s në Kosovë.
Ditëve të kaluara ai ka pasur takim të tjera lamtumirës edhe me zyrtarët e shtetit të Kosovës.
An honor to thank Major General Kajari for his service to the @NATO_KFOR mission in Kosovo. The U.S. is committed to the important role that @NATO plays in promoting security and stability in Kosovo and the region. pic.twitter.com/ar3qQnLWec
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 5, 2022