Ambasadori Arifi: Emiratet Arabe po bëjnë testime, s’po japin intervista

11 prill 2020 | 11:14

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka thënë se ky shtet po e mban nën kontroll koronavirusin me testime masive që po ua bëjnë zonave të prekura dhe qytetarëve në përgjithësi. Ai ka thënë se mjekët atje as intervista nuk po japin pasi të gjithë janë të zënë me testime të atyre që mund të jenë prekur me COVID-19.

“Në Emirate lufta kundër COVID 19 po bëhet më ndryshe dhe duket se kjo mënyrë do të ngadhënjejë. Përveç masave të ngjashme me shtetet tjera për kufizimin e lëvizjeve i tërë fokusi është tek testimet dhe “pastrimi” i zonave ku janë identifikuar persona të infektuar. Rreth 700.000 njerëz janë testuar kurse 49.000 testime janë bërë në 48 orët e fundit”, ka shkruar Arifi në një postim në FB.

Shkrimi i tij:

Në Emirate lufta kundër COVID 19 po bëhet më ndryshe dhe duket se kjo mënyrë do të ngadhnjejë. Përveq masave të ngjashme me shtetet tjera për kufizimin e lëvizjeve i tërë fokusi është tek testimet dhe “pastrimi” i zonave ku janë identifikuar persona të infektuar. Rreth 700.000 njerëz janë testuar kurse 49.000 testime janë bërë në 48 orët e fundit. Krijohet përshtypja se doktorët, epidemiologët, mikrobiologët dhe të gjithë të tjerët nuk bëjnë asgjë tjetër përveq testimeve. As intervista televizive nuk japin se janë duke kryer punën e doktorit. Testime, mbikqyrje dhe trajtime. Jo analiza e as fushata vetëdijësimi. Ka kush i bēnë ato. Duket se rruga e vetme për me mbajtë situatën në kontroll janë testimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revista shkencore “Horizon”, botim i Bashkimit Europian, njoftoi së fundmi…