Ambasadori austriake në Kosovë: S’ka ndryshim të qëndrimit tonë karshi Kosovës
11 shkurt 2018
| 23:14
Ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, ka thënë se Austria s’ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës, teksa Strache ka mohuar, nëpërmjet zëdhënësit të tij, se ka dhënë deklaratën kontroverse për gazetën serbe “Politika”.
“S’ka ndryshim të qëndrimit austriak karshi Kosovës. Austria është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën, dhe që atëherë është një prej mbështetëseve më të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të perspektivës së saj evropiane”, ka shkruar ambasadori austriak Pfandler, në profilin e vet në “Twitter”.