Ambasadori Bajrami: Me marrëveshjen e mbrëmshme, Kosova ecën përpara
19 mars 2023
| 09:55
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, në “Twitter” ka postuar një fotografi nga Ohri.
Ai ka shkruar se me marrëveshjen e mbrëmshme, Kosova ecën përpara.
Bajrami thotë se topi tash është në anën e Evropës.
“Këshilli i Evropës dhe Këshilli i BE-së duhet të marrin drejtimin dhe të hapin dyert. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Bajrami.