
Ambasadori Berishaj dorëzoi letrat kredenciale te presidenti kroat, Zoran Milanoviq
22 dhjetor 2021
| 15:00
Ambasadori i Republikës së Kosovës, Martin Berishaj, ka dorëzuar sot letrat kredenciale te presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviq.
Pritet që Berishaj të ndikojë në përparimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Kroacisë.
Martin Berishaj, vlerësohet ndër tjera edhe si njohës i mirë i diplomacisë, rrjedhimisht i marrëdhënieve diplomatike.