Ambasadori britanik: 17 shkurti, mundësi reflektimi mbi përpjekjet e së kaluarës
17 shkurt 2021
| 12:25
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e shënimit të përvjetorit të 13-të të pavarësisë.
Ai ka thënë se kjo ditë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës.
“Dita e Pavarësisë në Kosovë është mundësi e mirë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe sakrificat e së kaluarës, si dhe për t’i nderuar këto përmes realizimit të ëndrrës për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe me prosperitet. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pranë jush në këtë rrugë”, ka shkruar Abbotti në llogarinë e vet në “Facebook”.