Ambasadori britanik dhe shefi i EULEX-it bisedojnë për situatën në veri të Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka takuar shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takim, ata kanë biseduar për situatën në veri. Me këtë rast, ambasadori britanik i ka dhënë mbështetje EULEX-it.
“Ishte kënaqësi të takoj shefin e misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Diskutuam për situatën në veri të Kosovës dhe ritheksova mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe për rolin e EULEX-it dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet ambasadës sonë dhe EULEX-it”, ka shkruar Abbott në “Twitter”.
It was my pleasure to meet the Head of Mission of EULEX, Giovanni Pietro Barbano. We discussed the situation in the north of Kosovo and I reiterated the UK’s full support for EULEX’s role and the continuing good cooperation between our Embassy and EULEX. pic.twitter.com/d9rm56fq4B
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) August 23, 2023