Ambasadori britanik: Duam ta shohim miratimin e draftit të BE-së për Asociacionin

18 dhjetor 2024 | 11:39

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, në një intervistë për “Tanjug” ka thënë se shteti i tij dëshiron ta shoh Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që është formuar dhe ka thënë se vazhdojnë ta përkrahin BE-në në kërkesën për themelim.

Ambasadori ka thënë se Londra do të donte të shihte që drafti i Statutit të Asociacionit që është hartuar nga BE të miratohet dhe ka shtuar se vazhdojnë të insistojnë për themelimin e Asociacionit.

“Ne mendojmë se është një mënyrë e rëndësishme për të ofruar shërbime për komunitetin serb në veri të Kosovës”, ka deklaruar ambasadori britanik.

Ferguson gjithashtu ka përmendur edhe obligimet e marra nga Beogradi, siç është mospengimi i Kosovës në rrugën për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ambasadori ka theksuar se Londra nuk është e kënaqur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe thekson se janë të shqetësuar edhe për sulmin ndaj trupave të NATO-s, ngjarjet në Banjskë, shpërthimin e kanalit afër Zubin Potokut, i cili furnizon me ujë dhe energji një numër të madh të popullatës dhe etnive të ndryshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lothar Matthaus, ikona e Bayern Munich foli për largimet e…