Ambasadori britanik: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën

27 prill 2025 | 14:51

Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka thënë se familjet që kanë persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, kanë të drejtë ta dinë të vërtetën e të dashurve të tyre.

Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, ai ka thënë se iu është bashkuar familjeve dhe autoriteteve të Kosovës në nderimin e personave të zhdukur nga konflikti në Kosovë.

“Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre” , ka thënë ai.

Ai ka thënë se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar në mbështetjen e të gjitha qeverive në Ballkanin Perëndimor për të gjetur përgjigjet që familjet meritojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Selanik, kreu i…