Ambasadori britanik, i kënaqur që ZRrE-ja licencoi ‘Elektrosever’-in

24 qershor 2022 | 16:31

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur i lumtur që Zyrës së Rregullatorit  për Energji (ZRrE) ka lëshuar licencën për kompaninë “Elektrosever” që të operojë në katër komunat e veriut.

Abbott ka shkruar se dakordimi për Udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të energjisë është një hap përpara.

“Me kënaqësi të madhe kur dëgjova se bordi i ZRrE-së tani ka lëshuar licencën për ‘Elektrosever’ për të operuar në katër komunat veriore të Kosovës. Miratimi i udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve të energjisë nga Kosova dhe Serbia ishte një hap i mirëpritur përpara dhe një shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me angazhim fleksibil dhe konstruktiv. Pres me padurim vazhdimin e zbatimit të shpejtë dhe përparimin e mëtejshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Abbott në llogarinë e vet në “Facebook”.

Bordi i ZRrE-së ka marrë vendim që ta licencojë kompaninë “Elektrosever”, pronë e shtetit serb të operojë në katër komunat veriore, në bazë të Udhërrëfyesit që u nënshkrua nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës zyrtare të cilën po e realizon…