Ambasadori britanik i ofron mbështetje Konjufcës në dy çështje
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin britanik, Nicholas Abott.
Ky i fundit ka uruar Konjufcën për detyrën dhe ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.
Në këtë kontekst, ambasadori Abbott ka ofruar mbështetje për procesin e reformës zgjedhore, sikurse edhe për punën e Kuvendit të Kosovës bashkë me trupat përcjellëse.
Ndërkaq Konjufca ka falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
Ai e ka njoftuar ambasadorin Abbott se synim i tij në krye të këtij institucioni është miratimi pa vonesë i ligjeve, zhvillimi i diplomacisë parlamentare dhe këmbimi i praktikave të mira me Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike, përmbylljen e procesit me zgjedhjen e presidentes së vendit dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.