Ambasadori britanik: Ishte e shkëlqyeshme të shihje fitoren e Kosovës 

15 tetor 2019 | 15:44

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur i kënaqur me lojën e mbrëmshme të kombëtares së Kosovës në garën për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ai ka thënë se ka qenë e shkëlqyeshme të shihje tifozët duke përkrahur ekipin e tyre me aq emocion.

Diplomati britanik i ka uruar ekipit të Kosovës suksese në rrugëtimin e tyre për kualifikim në Kampionatin Evropian.

“Mbrëmë ishte hera e parë që kam shikuar Kosovën duke luajtur në stadium. Me të vërtetë më pëlqeu atmosfera dhe rezultati i lojës. Ishte e shkëlqyeshme të shihje tifozët duke përkrahur ekipin e tyre me aq emocion. I uroj ekipit të Kosovës suksese në rrugëtimin e tyre për kualifikim në Kampionatin Evropian”, ka shkruar ambasadori Abbott në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/photos/a.107448893987959/136455864420595/?type=3&eid=ARBn3R1oTlLk11hdgivHNHCuA0YrtQfdBn8imFJYLVYY7up9vyQUMelTrD-B1PRbSmTq1erWgKYT54Tj&__xts__%5B0%5D=68.ARD1LTgZFXzJmBFQRBl0s29h9XxUmLJWHnvjTwO4jnxcSYCHX6UMFoQGrx4uFN8GwvWtDyuV-EIjgCADMnfZM7utyCSRPuDYUNzZu4XKzaTYv3aQmWaO1ZhygNhNyc42iK3IyCDc5MypouhzGq7kLqb8SN2MO4cholHS_uOdG4gv3O3EuhvHEokJ8sp0k007JLESlDehYJr4kz7NwbWhogOG6wqiggkX-uftmYSXN_nxhJuMKdZT-dRKEbkbuAAnJze64b31W_SrPr2T8nunlZo7ALP7B3iSpX1Y4KmZsbE_ZvVzxab60i48xFb5zSjZCXvaoenuWXhA2MjAA-psRww&__tn__=EHH-R

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të…