Ambasadori britanik kërkon të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese

01 maj 2020 | 15:35

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka porositur klasën politike që për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend të respektojnë Kushtetutën e vendit dhe se vendimet që dalin nga kjo gjykatë të respektohen nga të gjitha palët.

“Në funksion të lëvizjeve të fundit politike, besoj se është po aq e rëndësishme sa kurrë që Kushtetuta, dhe proceset që ajo mbulon, të respektohen nga të gjithë aktorët politikë. Kjo përfshin rolin e Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të jetë në gjendje të diskutojë në mënyrë të pavarur, pa frikë ose favor, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore kosovare. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, ka shkruar Abbott në rrjetin social “Facebook”.

Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme pritet të jap vendimin e saj në lidhje me kërkesën e Vetëvendosjes për  ta pezulluar apo jo dekretin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për të nominuar për kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"iPhone" pritet që të nxjerrë një përditësim të software, IOS…