Ambasadori britanik: Kosova dhe Serbia të punojnë së bashku për të pagjeturit

30 gusht 2022 | 11:45

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë bashkërisht, për të siguruar një përfundim për çështjen e të pagjeturve.

Me rastin e kësaj dite, ai edhe ka vizituar një të mbijetuar të masakrës së Tërnjës në Suharekë, i cili ka të humbur humbi nënën dhe katër motrat e tij, si dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe miq, të cilët janë ende të zhdukur.

:Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Dhunë, vizitova Bekim Gashin në Suharekë. Në masakrën e Tërnjës në mars të vitit 1999, Bekimi humbi nënën dhe katër motrat e tij si dhe anëtarë të tjerë të familjes dhe miq të cilët janë ende të zhdukur. Bekimi dhe të tjerët si ai meritojnë drejtësi, por më e rëndësishmja ata meritojnë që të dashurit e tyre të kthehen dhe të prehen me dinjitet. Unë përsëri u bëj thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku për të siguruar një përfundim për viktimat dhe familjet e tyre”, ka thënë Abbotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edinson Cavani është sulmuesi i ri i Valencia. Ylli uruguaian,…