Ambasadori britanik: Në Kosovë ka njerëz që kanë vetura dhe rroba të shtrenjta në shpërputhje me pagat
Sistemi i drejtësisë në Kosovës duhet të hetojë dhe luftojë fenomenin e pastrimit të parasë, ndërsa vendi ballafaqohet me mungesë së konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë jo të ligjshme.
Kështu është thënë në punëtorinë e organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së bashku me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë me temën “Pastrimi i parave/riparimi i aseteve”.
Ambasadori i britanik, Nicholas Abbott, derisa ka ofruar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën për luftimin e kësaj dukurie, ka thënë se dënimi i veprës penale të pastrimit të parasë nuk është i plotë pa konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë jo të ligjshme.
Ai ka thënë se në Kosovë ka njerëz që bëjnë jetë me standard të lartë në shpërputhje me të ardhurat persona, prandaj edhe ka kërkuar hetimin e tyre.
Ndërsa kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, ka thënë se përmasat e fenomenit të shpëlarjes së parasë është shqetësues , ndaj të cilit as Kosova nuk është e paprekshme.
Madje sipas tij kjo dukuri është duke shënuar rritje në shoqërinë kosovare përkundër që ndjekja nga organet shënuar ka shënuar rritje.
Në anën tjetër, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka thënë se Kosova ka sukses ne sekuestrimin e përkohshëm të aseteve por që mungon konfiskimi i pasurisë. /Ksp/