Ambasadori britanik në Kosovë: Përfshirja e ShBA-së në dialog, pozitive

27 tetor 2020 | 12:53

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur të martën për marrëveshjen e Uashingtonit të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Abbotti ka vlerësuar se kjo marrëveshje i sjell Kosovës përfitime nga fusha të ndryshme.

“Britania e Madhe e ka mirëpritur marrëveshjen. Por duhet të pranohet që përfshirja e Amerikës dhe e ambasadorit Richard Grenell është pozitive në kryerjen e një progresi praktik. Ne jemi duke bërë disa arritje progresive të cilat janë tashmë të njohura për ju. Ishte një fokus më i lartë me përfshirjen e ShBA-së”, ka thënë Abboti gjatë një diskutimi virtual që Lëvizja FOL ka organizuar në forumin “FOL Hapur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia turke ka arrestuar të martën shtatë pjesëtarë të dyshuar…