Ambasadori britanik në Kosovë shpreh ngushëllime për vdekjen e Vjosa Berishës
Është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare regjisorja shqiptare, Vjosa Berisha.
Lajmi për vdekjen e Berishës ka lënë të pikëlluar të gjithë, veçanërisht ata që e njohën nga afër dhe bashkëpunuan me të.
Një reagim së fundmi në lidhje me vdekjen e regjisores e ka bërë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
“U mërzita shumë kur dëgjova sot për vdekjen e Vjosa Berishës. Ajo ishte kryetarja e Chevening Kosovo dhe ishte gjithmonë kënaqësi ta takoja, të flisnim për punën e saj dhe çfarë mund të bënim më shumë për të promovuar Britanisë së Madhe”, ka shkruar ai.
“Do të na mungojë dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e saj”, vazhdon ai.
Berisha ishte diagnostikuar me kancer në vezore që nga marsi i vitit 2013.
Ajo po merrte mjekim jashtë vendit dhe kohëve të fundit u tha se ishte në gjendje stabile.