Ambasadori britanik ofron përkrahje për ATK-në
05 nëntor 2019
| 15:59
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott.
Në këtë takim, drejtori Murtezaj ka njoftuar ambasadorin Abbott për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, si dhe prioritetet për të ardhmen.
Po ashtu, drejtori Murtezaj ka falënderuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin e deritanishëm me Administratën Tatimore të Kosovës, në ngritjen e kapaciteteve në Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, me theks të veçantë në Njësinë e Inteligjencës Financiare.
E nga ana tjetër, ambasadori Abbott ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes të Administratën Tatimore të Kosovës, në ecjen përpara të proceseve të punës.
/Epoka e re/