Ambasadori britanik për djegien e veturës se serbit me targa RKS: Është vepër kriminale
02 nëntor 2022
| 16:18
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abott, ka reaguar pas djegies së një veture në të një serbi me targa RKS.
Abott, këtë rast e ka cilësuar si vepër kriminale. Po ashtu ambasadori i Britanisë së Madhe, ka shtuar se është edhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë.
“Zjarrvënia ndaj pasurisë së individëve që kanë regjistruar veturat e tyre në targa RKS është vepër kriminale dhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, ka shkruar Abbot në “Facebook”.