Ambasadori britanik përgëzon FSK-në dhe policinë për heroizmin e treguar në Shqipëri
29 nëntor 2019
| 15:14
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka përgëzuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policinë e Kosovës për punën e bërë në Shqipëri pas tërmetit.
“Këtë javë, ne të gjithë kemi parë skenat tragjike, pas një numri të tërmeteve shkatërruese që ndodhën në Shqipëri. Bashkëndjejmë me viktimat dhe familjet e tyre”.
“Ne po ashtu kemi parë një përgjigje të shkëlqyeshme dhe të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Unë dua të përgëzoj ekipet nga Kosova për heroizmin dhe përkushtimin e tyre për të shpëtuar jetë derisa rrezikonin jetën e tyre”, ka shkruar ka shkruar Abboti në llogarinë e vet në “Facebook”.