Ambasadori britanik përgëzon Rita Orën për emërimin ambasadore e UNICEF-it

11 maj 2019 | 15:50

Rita Ora ka bërë të ditur se është emëruar ambasadore e UNICEF-it.

“Jam e nderuar që të ndaj me ju lajmin se jam emëruar ambasadore e UNICEF-it në Britani. Që nga viti 2013, unë kam mësuar shumë për UNICEF-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të ndryshuar të ardhmen e fëmijëve. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më bëri të shoh punën e UNICEF-it në vendlindjen time dhe jam e vendosur më shumë se kurrë për të shfrytëzuar pozicionin tim për të ndihmuar, bërë fushatë dhe këshilluar. Faleminderit UNICEF, jam pa fjalë!!!”, ka shkruar Ora.

Amabasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell përmes një postimi në rrjete sociale, e ka përgëzuar Ritën për këtë sukses.

“Urime Rita Ora. Secili prej nesh mund ta bej kontributin e vet”, shkruan O’Connell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Rita Ora, me anë një…