Ambasadori britanik priti në darkë Kurtin e Osmanin
14 nëntor 2019
| 22:38
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka pritur sot në darkë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënrkyetaren e LDK-së, Vjosa Osmani.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Richard Moore.
“Sonte kam pritur për darkë në Rezidencën time Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Albin Kurti dhe Vjosa R. Osmani”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ambasadori britanik.
/Epoka e re/