Ambasadori britanik shkon në Novobërdë, i lumtur që përcolli nga afër procesin e votimit

09 shkurt 2025 | 18:37

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkuar në Novobërdë të Gjilanit, për të përcjellë nga afër procesin e votimeve.

“Kanë mbetur edhe 90 minuta për të shfrytëzuar të drejtën për të dalë dhe votuar”, ka shkruar ambasadori në Facebook ku ka shpërndarë edhe disa fotografi.

“Ishte e mrekullueshme të isha me ekipin tonë në Novobërdë dhe Gjilan, duke parë shumë njerëz nga komunitete të ndryshme duke bërë pikërisht këtë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Plemetinit në Obiliq kanë shfrytëzuar të drejtën e…