Ambasadori britanik takohet me Krasniqin dhe Hamzën, bisedojnë për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet

02 shtator 2024 | 15:29

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar të hënën kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza.

Ambasadori britanik ka bërë me dije se me Krasniqin dhe Hamzën kanë biseduar mbi ngjarjet e fundit, por dhe planet për zgjedhjet e reja që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

“Sot u takova me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për të diskutuar ngjarjet e fundit, planet për zgjedhje dhe forcimin e rolit të gruas në politikë”, ka shkruar Hargreaves në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch…