Ambasadori britanik takon Mustafën dhe Hazirin
25 shkurt 2021
| 17:04
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka takuar sot kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin Lutfi Haziri.
Në profilin e tij në “Facebook”, diplomati britanik ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të kësaj partie.
“Këtë pasdite u takova me Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin. Ne diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK-së”, ka shkruar Abbott.